23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Trump: Nuk e kam problem nëse publikohet raporti i Mueller

spot_img

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha të mërkurën se nuk është i shqetësuar nëse publiku do të shohë raportin që këshilltari i posaçëm Robert Mueller është duke përgatitur për hetimin e tij të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016 dhe çdo lidhje të mundshme me fushatën e Trump.

“Le të publikohet, le ta shohin njerëzit. Kjo është në dorë të avokatit të përgjithshëm … dhe do të shohim se çfarë ndodh”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Do të shohim nëse është një raport i drejtë,” shtoi ai.

Mueller po përgatitet të paraqesë një raport tek Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, William Barr, mbi gjetjet e tij, duke përfshirë rolin e Rusisë në zgjedhje dhe e gjithashtu edhe nëse Trump kërkoi në mënyrë të paligjshme të pengonte hetimin. Trump ka mohuar bashkëpunim si edhe pengimin e hetimit. Rusia gjithashtu ka mohuar ndërhyrjen në zgjedhje.

Barr tashmë po vjen nën presion nga ligjvënësit për ta bërë publik gjithë dokumentin.

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së aprovoi javën e kaluar një rezolutë jo detyruese duke bërë thirrje që raporti i Mueller të bëhet publik si në Kongres ashtu dhe në publik.

Siç e ka bërë edhe më parë, Trump sërish vuri në pikëpyetje legjitimitetin e hetimit të Mueller.

“Kam pasur fitoren më të madhe elektorale në historinë e vendit tonë, një sukses të jashtëzakonshëm me dhjetëra miliona votues, dhe tani dikush do të shkruajë një raport që kurrë nuk ka marrë një votë”, tha ai.

Mueller u caktua për të hetuar ndërhyrjen e Rusisë në maj të vitit 2017 pasi Trump pushoi drejtorin e FBI James Comey, i cili kishte mbikëqyrur përpjekjet. Mueller ka mbajtur më parë disa pozita të larta në Departamentin e Drejtësisë, duke përfshirë Drejtorin e FBI-së./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat