TË FUNDIT

Trump nuk ka ndërmend të paguajë asnjë qindarkë për sigurinë e Meghan dhe Harry-t

Presidenti Donald Trump është shprehur qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do ta mbështesin ligjin për sigurinë e Princit Harry dhe Meghan pas raporteve se dyshja është zhvendosur nga Kanadaja në SHBA.

Trump bëri një publikim në Twitter ku shkruan se është “një mik dhe admirues i madh i Mbretëreshës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, por shtoi se ata duhet të paguajnë vetë për mbrojtjen dhe sigurinë e tyre.

“Jam një mik i madh dhe admirues i Mbretëreshës dhe Mbretërisë së Bashkuar. U raportua se Harry dhe Meghan, të cilët lanë Mbretërinë, do të banojnë përkohësisht në Kanada. Tani ata janë larguar nga Kanadaja për në Shtetet e Bashkuara, gjithsesi Shtetet e Bashkuara nuk do të paguajnë për sigurinë e tyre. Ata duhet të paguajnë!”, shkruan Trump.

Në një deklaratë të lëshuar përmes një zëdhënësi të dielën, çifti tha:

“Duka dhe Dukesha nuk kanë plan të kërkojnë nga qeveria amerikane burime për sigurinë. Janë bërë rregullime të sigurimit të financuar nga privatët”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat