Presidenti Donald Trump është shprehur se nuk dëshiron luftë, por paralajmëroi Iranin se do të zhduket nëse shpërthen konflikti.
Duke folur për NBC të premten, Trump tha se SHBA është e hapur për bisedime, por nuk do të lejojë Iranin të zhvillojë armë bërthamore.
Ai gjithashtu foli për vendimin për anulimin e sulmit në Teheran pas rrëzimit të një droni amerikan në hapësirën iraniane duke shtuar se i ishte thënë se në rast sulmi në atë moment do të vriteshin 150 iranianë.
Një dron amerikan u sulmua dhe rrëzua në Iran mëngjesin e së enjtes. Teherani pohoi se droni amerikan hyri në hapësirën ajrore iraniane por SHBA thotë se u qëllua në hapësirën ajrore ndërkombëtare.
Tensionet janë përshkallëzuar mes dy vendeve, ndërsa SHBA kohët e fundit fajësoi Iranin për sulmet ndaj anijeve të naftës që operojnë në rajon./real-news.tv/

