TË FUNDIT

Lufta tregtare/ Trump paralajmëron Kinën

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se bisedimet tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po shkonin mirë, megjithëse paralajmëroi se ai do të ishte “më i ashpër” në negociata, nëse diskutimet do të vazhdojnë deri në mandatin e tij të dytë.

Ai nuk dha detaje në lidhje me negociatat, ose se si ato mund të bëhen më të ashpra.

Trump tha se nëse Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre tregtare, dhe ai i fiton zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 atëherë “zinxhiri i furnizimit i Kinës do të shkatërrohet dhe bizneset, vendet e punës dhe paratë do të zhduken”.

Uashingtoni filloi të vendosë tarifa prej 15 për qind për një sërë importesh kineze të dielën, ndërsa Kina filloi vendosjen e tarifave të reja në naftën e papërpunuar të SHBA-së.

Lufta tregtare mes Kinës dhe SHBA ka trazuar tregjet botërore si dhe ka ngritur shqetësimet për ndonjë recesion të mundshëm të ekonomisë botërore.

Më herët këtë javë, Kina u ankua në Organizatën Botërore të Tregtisë për taksat që SHBA ka vendosur ndaj mallrave kinezë.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat