TË FUNDIT

Trump përshëndet mbështetjen e Putin për Korenë e Veriut

Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti sot, një ditë pas takimit mes Kim Jong Un dhe Vladimir Putin, ndihmën e Rusisë dhe të Kinës në denuklearizimin e Koresë së Veriut.

“Ne po bëjmë shumë progres mbi Korenë e Veriut. Kam qenë i vëmendshëm ndaj deklaratave të presidentit Putin. Ai do gjithashtu që kjo të arrihet. Shpresoj tek ndihma e Rusisë dhe Kinës”, deklaroi Trump nga Shtëpia e Bardhë.

“Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Kim Jung Un,” tha Trump. “Dhe Kina na ndihmon, sepse mendoj se edhe ata duan denuklearizimin e Koresë së Veriut. Ata nuk kanë nevojë për armë bërthamore në vendin e tyre. Por unë gjithashtu mendoj se ata po na ndihmojnë për shkak të faktit se ne jemi pranë një marrëveshje tregtare, e cila po ecën shumë mirë “- shtoi ai.

Putin e përshkroi Kim si “mjaft të hapur” dhe “interesant”.

Putin tha pas takimit me Kim Jong Un se garancitë e sigurisë së SHBA ndoshta nuk do të jetë e mjaftueshme për të bindur Phenianin që të mbyllë programin e tij bërthamor dhe se nevojitet garanci ndërkombëtare./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat