Trump: Shkëmbimi i të burgosurve, hap gjigant

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka cilësuar shkëmbimin e të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës si një hap gjigant drejt paqes.

“Ndoshta është një hap i parë prej gjiganti drejt paqes”, shkruan në profilin e tij në “Twitter” Donald Trump duke vlerësuar gjestin e shkëmbimit të të burgosurve mes Moskës dhe Kievit.

“Një lajm shumë i mirë”, thotë presidenti amerikan që përgëzon të dy vendet.