TË FUNDIT

Trump takim personal me presidentin kinez Xi Jinping

Presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar një “takim personal” me Presidentin e Kinës Xi Jinping për të diskutuar në lidhje krizën politike që ka përfshirë Hong Kongun.

Në një njoftim në Twitter, Trump tha se kishte “ZERO dyshim” se zoti Xi mund “të zgjidhte problemin e Hong Kongut”.

“Sigurisht që Kina dëshiron të bëjë një marrëveshje. Lërini ata të punojnë më parë me Hong Kongun!”, tha Trump.

Komentet e Presidentit Trump vijnë pas disa javësh protesta në Hong Kong të nxitura nga kundërshtimi i projektligjit tw ekstradimeve.

Sipas kritikëve, projektligji do ta vinte Hong Kongun më me vendosmëri nën kontrollin e Kinës.

Projektligji është pezulluar, por protestat tashmë janë kthyer në anti-qeveritare.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat