fbpx

Truri i njeriut punon edhe pak minuta pas vdekjes

istock-502160686.jpg

Shkencëtarët kanë gjetur dëshmi që sugjeron se truri i njeriut funksionin edhe për një kohë të shkurtër pas vdekjes.

Hulumtuesit kanë bërë këtë zbulim duke i analizuar rastet e arresteve kardiake në Evropë dhe SHBA.

Shkencëtarët kanë mësuar se njerëzit të cilët ishin ringjallur me ndihmën e mjekëve kishin mundur ta përshkruanin se çfarë kishte ndodhur, duke përfshirë bisedat mes doktorëve dhe infermierëve, edhe pasi zemra e tyre kishte ndaluar së rrahuri për pak kohë.

Pasi zemra pushon së rrahuri, gjaku ndalon së qarkulluari në tru dhe fillon të ndalet.

Por, ky proces mund të marri pak kohë për t’u kompletuar, duke lënë një kornizë kohore ku personi është zyrtarisht i vdekur por ende i vetëdijshëm se çfarë po ndodh rreth tij/saj./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303