23.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Tuneli i Krrabës vijon të gllabërojë paratë e shqiptarëve

spot_img

Rruga Tiranë-Elbasan,  që duhej të kishte përfunduar para 5 viteve, vijon të marrë para nga buxheti i shtetit.

Agjencia e Prokurimeve Publike ka publikuar tenderin me një fond prej 195 mln lekësh për mirëmbajtjen e Tunelit të Krrabës. Në nisje të këtij projekti rruga u tenderua me 312 milion dollarë, por kostoja deri më tani ka shkuar në 450 milion, pa përfshirë dhe interesat e kredive.Ende pa filluar mirë vënia në funksion i tunelit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën për mirëmbajtjen e tij.

Në tender ftohen të gjitha subjektet e interesuara, me një fond limit prej 195 milion lekë pa TVSH. Kontrata parashikon menaxhimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të tunelit të Krrabës. Ndërsa zgjatja e kontratës parashikohet me një afat 2 vjeçar./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat