fbpx

Turqia fton studentët të aplikojnë për bursa studimi

bursantet.jpg

Kreu i Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), Abdullah Eren u bën thirrje studentëve të huaj të cilët planifikojnë të ndjekin arsimin e lartë në Turqi, të mos humbasin afatin e caktuar për aplikim, për marrjen e bursave studentore të cilat financohen nga shteti turk.

“Ftojmë studentët nga e gjithë bota të studiojnë në Turqi”, tha Abdullah Eren, në një intervistë për ”Anadolu Agency” (AA).

Siç sqaroi Eren, programi u ofron mundësi studentëve të huaj të ndjekin nivelin bachelor, master si dhe doktoraturën në universitetet më prestigjioze të Turqisë.

“Ata që dëshirojnë të studiojnë në Turqi, mund të aplikojnë në adresën e internetit ‘www.turkiyeburslari.gov.tr’ deri më 20 shkurt”, tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303