Të tmerrshme janë detajet që na vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Malësinë e Madhe, ku u gjetën të vrarë Vilson Çutaj 37-vjeç dhe dhe Klement Pepaj 21-vjeç.
Mësohet se trupat e pajetë që dyshohet se janë ekzekutuar me armë zjarri tip Kallashnikov nga i afërmi i tyre Danjel Pepaj, u gjetën rreth 250 metra larg një parcele të mbjellë me kanabis pranë fshatit Vrith.
Flitet se shkak i vrasjes është bërë një sasi e papërcaktuar kanabisi që Danjel Pepaj kishte vjedhur. Kjo ka çuar në dhunimin fizik të Danjelit nga dy kushërinjtë, i cili në shenjë hakmarrje i ka ekzekutuar, mesa duket në gjakftohtësi të plotë.
Drejt vendit të krimit në afërsi të parcelës me kanabis, policinë e ka drejtuar babai i autorit të dyshuar, Rrok Pepaj. Danjel Pepaj dyshohet se është larguar përmes kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi.

