Aktori i humori dhe moderatori i emisionit investigativ “Stop” Gentian Zenelaj, ka treguar sfidat që ka përballuar gjatë kohës që ishte i infektuar me koronavirus, ku dhe publikuar dhe një fto kur ishte i shtruar në spital.
Zenelaj, i ftuar në emisionin “Rudina”, ka thënë se mushkëritë e tij ishin të prekur nga sëmundja 55%, sakaq ka shtuar se nuk mendonte se do të fitonte betejën me koronavirusin.
PJESË NGA BISEDA:
Gentian Zenelaj: Ka qenë periudha më e vështirë e jetës sime më beso.
Rudina Magjistari: Kjo është fotoja që ke shpërndarë nga spitali, sepse ti u shtrove disa ditë në spital apo jo?
Gentian Zenelaj: Është hera e parë që po e bëj publike. Këtë foto unë e kam bërë gjatë ditëve që kurohesha, por nuk e nxirrja sepse nuk isha akoma i sigurt nëse do ia dilja sepse prekja e mushkërive të mia ishte deri në 55%. Nuk isha i sigurt nëse do ia dilja, ka qenë një periudhë që kisha shumë frikë për familjarët e mi, për fëmijët, për veten. Jam matur shumë dhe këtë foto e kam nxjerrë ditën që kam dalë nga spitali. Kjo është një foto gjatë periudhës që po kurohesha. Në momentin që unë u negativizova dhe doktori më tha do dalësh nesër, aty isha pak më i qetë, sepse vinin lajme, mesazhe, shikoja informacione të ndryshme dhe frika ishe shumë e madhe.

