Pas infektimi të tij dhe vëllait tjetër me koronavirus, regjisori Edmond Budina ka folur për herë të parë.
“Jam shumë mirë, e kam bërë tamponin dhe kam dalë pozitiv, nuk dua të flas gjatë sepse do të dal me një deklaratë publike më vonë. Jam shumë mirë dhe pa simptoma por pozitiv, jetoj vetëm, nuk kam persona në familje që të mund t’ju merrej tamponi.”, tha Budina në intervistë për Faxweb.al.
Mësohet se Robert Budina prej një jave, ndryshe nga i vëllai, ka shfaqur shenja të lehta.

