fbpx

‘U maskuan si civilë’. Banorët e Astirit rrëfejnë tmerrin: Ushtruan terror, me brekë të shkurtra…

perp.jpeg

Policia e Shtetit dhe institucione të tjera po kryejnë aksione të koordinuara në dy zona, në atë të Teatrit Kombëtar, dhe në zonën e Astirit.

Mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit, policë të veshur si civilë kanë arrestuar dy banorë të Astirit, babë e bir, Edi dhe Maliq Ferhati, dhe kanë terrorizuar qytetarë të tjerë. Banorët pretendojnë se policë të maskuar kanë hyrë në banesat e tyre dhe kanë terrorizuar dhe fëmijët.

“Është ushtruar një terror i paparë, kanë ardhur me brekë të shkurtra dhe të veshur civilë. Kanë qenë të armatosur, janë makina private. Kanë hyrë dje me motora, kanë fikur dritat, kanë xhiruar gomat. Është e turpshme kjo që po na bëhet”, shprehen banorë të tjerë të Astirit që kanë dalë në mbështetje të të arrestuarve.

Nga ana tjetër situata nuk është aspak e qetë dhe në zonën e Teatrit Kombëtar, ku prej më shumë se tre netësh, dhjetra qytetarë qëndrojnë roje, nga frika e një shembje të fshehtë të godinës nga ana e punonjësve të IKMT-së, asistuar dhe nga policia.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303