TË FUNDIT

U mbush me kriminelë, Balla: Do hapim PS-në

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka premtuar një hapje të kësaj force politike edhe pse ‘Rilindja’ nën drejtimin e Edi Ramës u mbush e gjitha me njerëz me të shkuar kriminale.

“Zgjedhjet tona të brendshme nuk po i ngjajnë zgjedhjeve të viteve të shkuara, por një procesi hapje shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit  të punëve të këtij vendi ndaj njerëzve të zotë, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë”, thekson Balla.

Megjithatë, Partia Socialiste ka thithur përgjatë viteve të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama pjesën më të inkriminuar të shoqërisë, ku edhe vetë kupola qeverisëse është përfshirë në aktivitete të shumta kriminale.

Një ndër to është edhe ajo e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili akuzohej për trafik ndërkombëtar të drogës por mori vetëm një dënim qesharak nga gjykata e Krimeve të Rënda, si dhe të shumë kryebashkiakëve me të shkuar kriminale.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat