TË FUNDIT

U përplas dje nga makina, 16-vjeçari dërgohet drejt Traumës, detajet e rënda

Ditën e djeshme një aksident i rëndë ndodhi pranë Symizë të bashkisë Maliq, ku një 16 vjeçar mbeti i plagosur rëndë dhe sot është transportuar drejt spitalit të Traumës.

Sipas Ora News, adoleshenti është në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:40 dhe adoleshenti bëhet me dije se është R. J., i cili ka qenë duke ecur anash rrugës.

“Shtetasi E. S., rreth 66 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin R. J., rreth 16 vjeç, banues në Symiz, këmbësor”, tha policia.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, por është kapur menjëherë nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 3, Korçë, ku më pas u bë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduriale.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat