Nuk kanë humbur asnjë ditë kohë. Menjëherë pas pezullimit nga detyra të drejtorit të Drejtorisë Qëndrore, në departamentin e policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Artan Shkëmbi, është marrë vendimi për të komanduar z. Hekuran Bregu në krye të Operacionit Forca e Ligjit.
Bregu është një oficer me eksperiencë në hetimin e krimeve të rënda dhe në hëtimin kundër kr.ímit ekonomiko- financiar.
Kujtojmë se shin autoritetet gjermane informuan SPAK se një oficer i lartë i policisë shqiptare kishte nxjerrë sekretin.
Për këtë arsye SPAK i kërkoi gjykatës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pezullimin e zëvendës drejtorit të operacionit forca e ligjit, Artan Shkëmbi. Vendimi i është komunikuar Shkëmbit nga ana e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu.

