fbpx

U puth e u përqafua me të gjithë, reagon për herë të parë Pëllumb Pipero

Ai u vu në qendër të kritikave pas ceremonisë në Skrapar, në të cilën nuk respektoi asnjë masë të covid. Por mjeku i njohur Pëllumb Pipero 3 ditë pas ngjarjen kur mori titullin “Qytetar Nderi” në Skrapar, ka shprehur pendesën e tij.

I pyetur ditën e sotme në Report Tv, Pipero tha se duhet të ishte treguar më i kujdesshëm dhe ky ishte një gabim që duhej evituar.

“Ishte një gabim që duhej evituar, duhet të isha treguar më i kujdesshëm por emocionet ishin të asaj natyre që ishin të papërsëritshme. Nuk ishte një shembull për t’u ndjekur. Duhej shmangur por nuk u shmang dot për shkak të emocioneve. Ishte një gabim që duhej evituar”, tha Pipero.

Në një ceremoni të organizuar nga Bashkia e Skraparit, ishin të mbledhur shumë figura të njohura dhe personalitete që uruan mjekun për këtë vlerësim, por në rrjetet sociale dolën fotot ku në atë ceremoni nuk u ruajt distanca sociale.