TË FUNDIT

U raportua për të shtëna me armë, policia del me njoftimin urgjent: Ishin fishekzjarrë

Thuajse të gjitha mediat raportuar sot për të shtëna me armë në Peqin. Por Policia e Shtetit ka reaguar për këtë lajm, duke sqaruar se nuk kanë qenë të shtëna por fishekzjarrë të hedhura në banesën e një personi gjatë një dreke familjare me numër të kufizuar personash.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media online se në fshatin Pajovë, në një lokal gjatë një ceremonie është qëlluar me armë zjarri në ajër, sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, menjëherë kanë kryer të gjitha verifikimet. Gjatë kontrolleve rezultoi se në banesën e një shtetasi, në Pajovë, në një drekë familjare me numër te kufizuar personash, janë hedhur fishekzjarrë.

DVP Elbasan kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojnë lajme të pakonfirmuara dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat