Mjeku infektiv Ilir Allkja i cili u bë i njohur pasi u shkarkua për shkak të denoncimeve që bëri publike, ku sipas tij kishte mungesa të theksuar në spitale, ka njoftuar ditën e sotme se është rikthyer në detyrë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ai me anë të një postimi në rrjetin e tij social në Facebook.Mjeku Allkja shkuran se falë solidaritetit të mijëra qytetarëve të thjeshtë, kolegëve, gazetarëve dhe politanëve është rikthyer në atë që ai e ka quajtur vijën e parë të luftës anti-Covid19.
“Falë solidaritetit të mijëra njerzve të thjeshtë të të gjitha moshave, kolegëve, miqve të mij brenda e jashtë Shqipërisë, gazetarëve dinjitozë, figurave të njohura të artit, punës, politkës por edhe administratës së QSUT, unë sot isha në punë në vijën e parë të luftës anti-Covid19 bashkë me kolegët e mij dhe do të jem çdo ditë! Ju falënderoj të gjithëve! Ne do t’ja dalim! Mirënjohje pa fund për besimin e mbështetjen!,“-shkruan mjeku.

