Është marrë vendimi në lidhje me qarkullimin e automjeteve në “Sheshin Shqiponja”. Edhe pse u tha se do mbyllej ditën e nesërme, vendimi është shtyrë serish për ditën e hënë.
Ndalimi i qarkullimit të mjeteve është bërë për shkak të ndërtimit të Unazës së Madhe te zona e Astirit.
Autoritetet rekomandojnë që automjetet që vijnë nga Durrësi të përdorin rrugën e Ndroqit. Ndërsa ato nga Rrogozhina të përdorin rrugën nga Elbasanit.

