Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt, u kap dje duke i treguar gishtin e mesit një grupi protestuesish, para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Rreth 450 firma janë mbledhur përmes një peticioni kundër këtij veprimi. Veprimi i Borchardt ishte fyes, ndërsa sot Ambasadori ka kërkuar ndjesë për veprimin e tij, dhe si për të rregulluar atë çka ndodhi u shpreh në mbështetje të protestave paqësore.
Firmëtarët mësohet se janë banorë të Unazës së Re, të cilët prej mbi 1 viti protestojnë kundër një projekti që rrezikon shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre.
Peticioni në fjalë, bashkë me foton që tregon veprimin e Borchardt do të dërgohet në selinë qendrore të OSBE-së në Vjenë.