U vra me 3 plumba/ Kush është viktima me 2 emra

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja me armë zjarri e ndodhur mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës. Nga policia thanë se viktima kishte dy emra.

Në gjendjen civile ai e kishte ndërruar emrin, ndërsa në fshat njihej me emër tjetër. I vrarë me 3 plumba pranë shtëpisë së tij, ka mbetur 47-vjeçari Laver Tozaj.

Por sipas policisë, ky person kishte dy emra. Në gjendjen civile ai ishte i regjistruar si Nikolla Ikonomi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Resulaj të Selenicës, ndërsa 47-vjeçari është ekzekutuar me tre plumba në pragun e shtëpisë së tij.