TË FUNDIT

UEFA braktis Parisin

Uefa qëndron përkrah Manchester United për vendimin e VAR që i dha fitoren ekipit anglez. Goditja e topit të Diogo Dalot devijoi në krahun e Presnel Kimpembe.

Uefa ka mbështetur vendimin e sistemit të asistentit të ndihmës video për t’i dhënë Manchester United një goditje nga pika e bardhë në minutat e fundit të kohës së rregullt që largoi Paris St-Germain jashtë Ligës së Kampionëve.

Neymar, që prej kohësh qëndron larg fushës së blertë për shkak të një dëmtimi e quajti vendimin një “turp”. Por Uefa tha se distanca e mbuluar me topin ishte “jo e shkurtër” dhe krahu i Kimpembe nuk ishte “i afërt” me trupin e tij. Kështu që, rezultoi që topi të ndalej nga udhëtimi për në drejtim të portës, në mënyrë të qëllimtë.

“Duke qenë se gjyqtari nuk e njohu qartë incidentin gjatë lojës iu referuar sistemit  VAR për një rishikim tjetër”, njoftoi Uefa. /real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat