TË FUNDIT

‘Unaza e Re’/ Banorët, akuza ndaj ministrit Lleshaj

Vijon protesta e banorëve të Astirit, të cilët kërkojnë dëmshpërblimin e plotë të banesave të tyre nga qeveria.

Kësaj here, ata përveç kryeministrit Rama, i janë kthyer edhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt.

“Nuk pranojmë të dhunohemi as nga kjo polici, as nga askush. Ta harroni kushdo që kalon përmbi këta qytetarë. Ky është qëllimi i ministrit Lleshi të na fusë në konflikt me njëri-tjetrin. E vetmja mënyrë për ta shuar këtë protestë, është anulimi i këtij projekti. Forma të tjera arrestime, burgosje, nuk i njohim. Do t’i mbrojmë shtëpitë e Unazës së Re”, theksoi një nga banorët. /real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat