fbpx

Urdhri i Ramës / Japin dorëheqjen shtatë Drejtorë në Shkodër (Emrat)

1567082550_AstritBeci.jpg

Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama kanë dhënë dorëheqjen shtatë drejtorë në Shkodër.

Mësohet se sot kanë paraqitur dorëheqjen drejtorët: Kadri Ymeri – Drejtor i DAR Shkodër, Mustaf Kraja – Drejtor i Bujqësisë Shkodër, Luan Heta – Drejtor i HEC Vau Dejës, Edmond Emini – Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër), Agim Dardha – Drejtor Administrata e Zonave te Mbrojtura ne Shkoder, Astrit Beci – Drejtor i Shendetit Publik Shkoder.

Ndërkohë, pritet që të japë dorëheqjen nga posti edhe Ardian Dajti – Drejtor i Spitalit të Shkodrës.

Kujtojmë që një ditë parë, Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Briseda Kadia, tha se është urdhëruar dorëheqja e të gjithë drejtorëve, për t’u zëvendësuar me njerëz me integritet.

“Është komunikuar që të japin dorëheqjen gjithë drejtorët. Në vendet vakante do të zgjidhen njerëzit më me integritet në qytetin tonë. Femrat do të kenë prioritet”, tha Kadia.

Lista e Drejtorëve të dorëhequr në Shkodër;
Kadri Ymeri – Drejtor i DAR Shkodër
Ardian Dajti – Drejtor i Spitalit të Shkodrës (e pakonfirmuar)
Mustaf Kraja – Drejtor i Bujqësisë Shkodër
Luan Heta – Drejtor i HEC Vau Dejës
Edmond Emini – Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër )
Agim Dardha – Drejtor Administrata e Zonave te Mbrojtura ne Shkoder
Astrit Beci – Drejtor i Shendetit Publik Shkoder

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303