Urinoni gjatë natës? Shenja që keni sëmundjen e frikshme

Një ndër tre persona të rritur të moshës mbi 30 vjeç patjetër duhet të shkojnë të urinojnë gjatë natës, gjë që përfshin edhe dy të tretat e personave të rritur mbi moshën 65 vjeç. Kjo gjendje quhet nokturi dhe ata të cilët vuajnë nga kjo, duhet patjetër të shkojnë në tualet së paku një herë natën.

Ndërprerja e gjumit mund të jetë e shkaktuar me rrezikun e shtuar nga diabeti, sistemi i dobësuar i imunitetit, sëmundja e zemrës, madje edhe nga disa forma të kancerit.

Shkuarjet në tualet natën mund të shkaktojnë probleme mendore siç janë anksioziteti, depresioni dhe psikoza.

Njerëzit mendojnë që ngritja natën është pjesë përbërëse e plakjes, mirëpo nuk është e thënë patjetër të jetë kështu.

Gjumi i keq mund t’ju shkatërrojë shëndetin, andaj njerëzit të cilët e kanë këtë problem do të duhej të shkonin te mjeku dhe të bisedonin për këtë. Është mirë që kjo gjendje mund të shërohet, andaj nuk duhet patjetër të vuani në vetmi – thotë Philip van Kerrebroeck, profesor i urologjisë.

Poliuria është urinim i më shumë se 2.5 litra në ditë. Kjo mund të ndodhë nëse pini shumë lëngje, apo mund të jetë simptomë e diçkaje më serioze – siç është diabeti.

Poliuria mund të jetë shenjë e infeksionit të fshikëzës, gurëve në veshka dhe prostatës së zmadhuar te meshkujt.

Si shërohet nokturia:

Reduktoni konsumimin e lëngjeve para se të shkoni të flini gjumë. Pijen e fundit e pini në orën 20:00, jo në 22:00. Mirëpo, gjithsesi pini sasinë e rekomanduar të lëngjeve gjatë ditës (6-8 gota ujë në ditë, d.m.th. 2 litra).

Pini sasi më të vogël lëngjesh me kafeinë, siç janë çaji, kafja, çokollata dhe coca-cola. Kafeina mund t’ju irritojë fshikëzën dhe t’ju çrregullojë gjumin, siç mundet edhe alkooli.

Nëse nyjat rregullisht ju ënjtën, përpiquni të uleni apo të shtriheni së paku një orë në ditë. Ngrini këmbët lart ashtu që shputat të jenë në nivel me zemrën apo edhe më lart.

Disa ilaçe ndikojnë që trupi të prodhojë më shumë urinë. Në shumë raste ilaçi në atë mënyrë përmirëson gjendjen e organizmit. Për këtë bisedoni me mjekun tuaj. Mos pushoni t’i merrni ilaçet tuaja pa konsultim me mjekun.

Mendoni a ju shqetëson diçka gjumin. Nëse ju është dhoma tepër e ftohtë apo e ndriçuar, ndërroni atë, sepse mu ajo mund të jetë shkaku i zgjimit tuaj. Reduktoni dremitjet ditore dhe shikoni a po ju përmirëson kjo gjumin natën. Shmangni pijet me kafeinë drejtpërdrejt para se të shkoni në gjumë.