Ushqimet që duhet të konsumoni për një zemër të shëndetshme

best-food-for-healthy-heart.jpg

Mënyra se si ushqehemi ka shumë rëndësi për shëndetin tonë.

Është e rëndësishme t’i kushtojmë rëndësi peshkut, fibrave dhe të kujdesemi për yndyrat e shëndetshme dhe ato të pashëndetshmet dhe të kufizojmë sasinë e përdorimit të kripës dhe sheqerit.

Ja cilat janë disa nga ushqimet që përmirësojnë shëndetin e zemrës.

 

  1. Kosi

Hulumtimet tregojnë se kosi mund të mbrojë nga sëmundjet e dhëmbëve. Sëmundjet orale mund të rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës.

Një raport i botuar së fundmi në Journal of  Periodontology, argumenton se probiotikët (“bakteret e mira”) janë një kampion i mundshëm i shëndetit.

Ekspertët besojnë se probiotikët mund të ndihmojnë për të luftuar rritjen e baktereve “jo miqësore” në gojë.

  1. Rrushi i thatë

Hulumtimet kanë treguar se antioksidantët në rrush të thatë luftojnë rritjen e një lloji të baktereve që mund të shkaktojnë inflamacion dhe sëmundje të gojës.

Njerëzit me sëmundje të dhëmbëve, kanë dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga problemet e zemrës.

Pra, trajtimi i një problemi mund t’i ndihmojë njerëzit të shmangin tjetrin.

Si rezultat, zgjedhja e ushqimeve të caktuara, të tilla si rrush, mund t’ju ndihmojnë të mbroni dhëmbët dhe zemrën tuaj.

  1. Fasulet

Ngrënia e fasules rregullisht është e mirë për zemrën tuaj dhe ju nuk keni nevojë të hani shumë prej tyre për të përfituar.

Një studim i publikuar në Journal of Nutrition sugjeron që vetëm gjysmë filxhani fasule në ditë mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit.

Po ashtu, fasulet përmbajnë një shumëllojshmëri të kimikateve mbrojtëse të zemrës, duke përfshirë flavonoidet, përbërës që gjenden edhe në verë, manaferrat dhe çokollata, të cilat pengojnë adezionin e trombociteve në gjak, gjë që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për sulme në zemër dhe goditje në tru.

  1. Peshku

Sipas studimeve, ngrënia e peshkut dy herë në javë ulë deri në 30% rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Llojet e ndryshme të peshkut, e sidomos ato “me vaj”, të tilla si salmoni dhe toni ndihmojnë në uljen e tensionit.

  1. Arrat

Arrat janë të pasura plot me vitamina, minerale, yndyra të shëndetshme.

Hulumtimet sugjerojnë se njerëzit që hanë arra, bajame, lajthi, fëstëkë, arra pishe dhe kikirikë kanë më pak gjasa që të preken nga sëmundjet e zemrës.

  1. Frutat

Frutat janë burimi natyral i beta-karotenit, kaliumit, magnezit, antioksidantëve, polifenoleve, pektinës, fibrave, flavonoidit, vitaminës C dhe ushqyesve të tjerë që ndihmojnë në zvogëlimin normal të çrregullimeve të arterieve. Ata gjithashtu ndihmojnë për uljen e presionit të gjakut dhe uljen e kolesterolit në mënyrë të natyrshme. Molla, avokado, mandarina, etj janë disa fruta mjatf të shëndetshme për shëndetin e zemrës./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303