TË FUNDIT

Ushtria izraelite vret 2 palestinezë, 55 të plagosur

2 palestinezë janë vrarë dhe 55 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga ushtria izraelite gjatë ditës së sotme.

Mësohet se shkak janë bërë protestat javore në kufirin Izrael-Gaza, ku kishte më shumë se 9500 protestues.

Dy të vdekurit i përkisnin moshave 18 dhe 29 vjeç, të cilët u vranë më armë zjarri.

Protesta degjeneroi në dhunë, ku shumë palestinezë dogjën goma dhe hodhën sende të forta drejt efektivëve të policisë.

Sipas zyrtarëve mjekësore, numri i të vdekurve ka shkuar deri në 200 që nga marsi i vitit të kaluar si pasojë e protestave në kufi./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat