29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Vajza e Michael Jackson për akuzat ndaj babait të saj

spot_img

Paris Jackson nuk ka komentuar ndaj akuzave kundër babait të saj të ndjerë për abuzim seksual.

Modelja foli një javë pas transmetimit të dokumentarit “Leaving Neverland”, në të cilin dy burra akuzuan Jackson se abuzoi me ta seksualisht kur ishin fëmijë.

“Nuk ka asgjë për të shtuar, në lidhje me atë që është thënë për sa i përket mbrojtjes së tij,”-shkroi 20-vjeçarja në Twitter.

Ajo shtoi se mbështet familjen e saj për sa i përket pastrimit të emrit të ‘Mbretit të Popit’.

Paris foli pasi u përndoq nga paparacët në New Orleans të enjten.

Një fans tha se ajo do përndiqej vazhdimisht pasi fansat dëshironin të dinin mendimin e saj në lidhje me dokumentarin.

Në përgjigje, modelja lavdëroi kushëririn e saj të dytë Taj Jackson, i cili ka udhëhequr një fushatë mediatike kundër dokumentarit dhe po mbështetet një film rival./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat