fbpx

Vajza që ka lindur me zemrën që rreh jashtë kraharorit

Screenshot_68-1.jpg

Virsaviya Borun-Goncharova lindi me një gjendje tepër të rrallë, pasi kafazi i kraharorit dhe muskujt e barkut nuk u formuan siç duhet.

Si rezultat, 11-vjeçarja nga Florida ka një zemër të zhvilluar jashtë kraharorit të saj.

Kjo gjendje, e quajtur Pentalogy of Cantrell, prek vetëm rreth një në një milion lindje dhe nuk shkakton dhimbje në jetën e përditshme.

Nëna e saj tha se shanset e saj për të mbijetuar ishin të pakta, por Virsaviya sfidoi shanset dhe tashmë është një adoleshente që di të këndojë, vallëzojë dhe të bëjë aktivitete të tjera pa kushtëzime.

“Mjekët më thanë se vajza ime do të vdiste gjatë shtatzanisë ose gjatë lindjes”, u shpreh e ëma.

Për të mbrojtur zemrën dhe për të parandaluar ndonjë dëmtim, zakonisht mban një mbrojtëse.

“Nuk është e lehtë për Virsaviya të jetojë me zemrën në pjesën e jashtme të gjoksit sepse është vërtet e ekspozuar, pasi është pak poshtë sipërfaqes së lëkurës.

” Ndonjëherë mund të shkaktojë ankth si tek unë, ashtu edhe tek Virsaviya”, shtoi më tej mamaja e saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303