Vdekja e majorit Klodian Tanushi, flamuri shqiptar në NATO ulet në gjysmë shtizë

flamuri-shqiptar1-1.jpg

Pas vdekjes edhe të majorit Klodian Tanushi, flamuri shqiptar në bazën e NATO-s në Camp Arena në Heart Afganistan është ulur në gjysmë shtizë.

Kontigjenti i 5-të paqeruajtës nderon veprën sublime të dëshmorëve të rënë në Letoni.

Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes në spital.

Tanushi ndërroi jetë në Letoni në ditën që iu dha lamtumira nëntetares Zarife Hasanaj.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u dërgoi sot një mesazh ngushëllimi fëmijëve, bashkëshortes dhe familjarëve të majorit Klodian Tanushi.

“Ndaj dhimbjen me fëmijët, bashkëshorten dhe familjarët e komandantit trim, majorit Klodian Tanushi. Klodian Tanushi është një engjëll mbrojtës i paqes dhe ra dëshmor për Shqipërinë, Letoninë dhe Europën, për garantimin dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve letonezë dhe europianë. Shqipëri, ji krenare për bijtë e tu që sakrifikohen për sigurinë e qytetarëve të Europës dhe të botës,”-shkroi Ruçi në mesazhin e ngushëllimit.

Pesë ditë më parë, nga shpërthimi i një mine në bazën ushtarake Camp Adazi humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj dhe majori Klodian Tanushi, si edhe u plagos reshter Julian Kapaj. Ky i fundit ndodhet në gjendje të stabilizuar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303