Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë një postim në rrjete sociale në lidhje me mësuesin 47-vjeçar nga Pogradeci që ndërroi jetë nga koronavirusi. Shahini shkruan se ndihet e keqardhur dhe se i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimës.
Më tej, ajo apelon për shtim kujdesi dhe masash parandaluese për frenimin e Covid-19.
Shënimi i Besa Shahinit
Ndihem shumë e keqardhur për mësuesin tonë nga Pogradeci që ka humbur jetën nga COVID-19 dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, nxënësve dhe kolegëve të tij.
Me këtë rast, apeloj fort sërish që të shtojmë kujdesin duke ndërmarrë çdo masë parandaluese për frenimin e koronavirusit, si dhe duke zbatuar me seriozitet çdo rregull e protokoll shëndetësor që ka në thelb mbrojtjen e shëndetit tonë.

