Vdekja misterioze e 36-vjeçares në spitalin e Durrësit, flet drejtoresha: E mori mjekimin por…

Screenshot_1-10.jpg

Ende vijon të mbetet një mister vdekja e Margarita Kecit në spitalin e Durrësit.

Drejtoresha e qendrës shëndetësore të Shijakut, Jonida Çeliku ka treguar disa detaje nga ngjarja.

Ajo shpjegon për Abcnews se 36-vjeçarja është vizituar nga mjekja e familjes në orën 08:00 të mëngjesit, më pas ka ardhur në shërbimin e urgjencës rreth orës 19:00 dhe në një kohë të shpejtë ka marrë shërbimin.

“Të dy mjekët kanë dhënë mjekimin e duhur kundrejt të ndjerës, kanë respektuar protokollin mjekësor të listës së barnave. Është vizituar nga mjekja e familjes në orën 08:00 të mëngjesit, më pas ka ardhur në shërbimin e urgjencës rreth orës 19:00 dhe në një kohë të shpejtë ka marrë shërbimin.

Gjendja e pacientes nuk është përmirësuar dhe ka kërkuar dihej mjekësore për transportimin në spitalin e Durrësit. I është ofruar familjarëve autoambulanca dhe për çështje kohe familjarët kanë refuzuar ambulancën. Edhe thirrjet që i janë bërë nëpërmjet mjekut me autoambulancën janë në telefonin e mjekut.

Ajo është dërguar me makinë private. Ne kartelën e mjekës nuk paraqitet ashja konkrete. E ndjera ka ardhur vetëm me problemin e gastritit akut, ku është diagnostikuar vetëm me këtë nga të dy mjekët. Por, realisht nuk mund të themi shkakun e vdekjes, deri në pritjen e autopsisë”, deklaroi mjekja.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303