Vdes Janice Freeman, zëri brilant i “The Voice”

Këngëtarja Janice Freeman, një nga të preferuarat e Miley Cyrus në “The Voice” në vitin 2017, ka vdekur nga një koagulim gjaku.

Familja e Janice ka thëne se Janice ishte në shtëpi në Pasadena me bashkëshortin e saj, Dion, kur ajo filloi të ankohej se nuk merrte dot frymë.

Dioni thirri 911, por ajo s’mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë rreth orës 17:30 në një spital.

Thuhet se një gjakderdhje kishte udhëtuar në zemrën e saj. Janice kishte një numër të madh problemesh shëndetësore, duke luftuar me lupusin dhe kancerin e qafës së mitrës./real-news.tv/