Para pak ditësh, oficeri shqiptar Ervin Dervina ndërroi jetë së bashku me bashkëshorten e tij në një aksident tragjik në Rumani.
Ata kishin dalë për të festuar ditëlindjen e gruas, por ajo ditë e lumtur shumë shpejt u kthye në tragjedi.
Automjeti i tyre u përfshi në një aksident së bashku me dy të tjera.
Çifti Dervina humbën jetën, ndërkohë ditën e sotme do të zhvillohet ceremonia e homazheve në nder të oficerit shqiptar.
Homazhet do të zhvillohen në teatrin ‘Skampa’ në qytetin e Elbasanit nga ora 10:00 deri në orën 11:00./real-news.tv

