Veliaj i bindur: Zgjedhjet bëhen më 30 qershor

Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet i sigurt se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor. Duke folur në emisionin “Real Story” ai  sqaroi se nëse nuk do të ketë zgjedhje, nuk do të mund të bëhen më pas kësaj date asnjë punë në Tiranë, pasi firma si Kryetar Bashkie nuk mund të delegohet.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se qyteti nuk mund të lihet në dorën e fatit pas 30 qershorit. “Supozojmë se opozita çmendet dhe kjo opozitë është çmendur. Ne kemi një shprehje në shqip që unë e urrej shumë “budallait hapi rrugë”. Unë them s’kemi pse t’i hapim rrugë budallait vetëm pse na zë rrugën. Unë nuk e kam luksin ta marr me sportivitet këtë punë. Ndaj me seriozitet si nga dita e para që e kam nisur, ne nuk mund ta lëmë qytetin në dorë të fatit pas 30 qershorit. Ndaj ne kemi menduar që këtë 100 kandidatë për këshill, të jenë gati edhen nëse opozita çmendet dhe nuk merr pjesë”, deklaroi Veliaj.