TË FUNDIT

Veliaj ‘i gjen anën’ dhe UBT-së, hapet rruga për shkollën e re në Kodër-Kamëz

Pas peticionit drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha dhe protestës së banorëve në Kodër-Kamëz, që kërkonin lejimin e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e shkollës së re “Nënë Tereza”, sot ka ardhur tërheqja.

Senati i Universitetit Bujqësor të Tiranës i ka dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës dhe komunitetit të zonës në Kodër-Kamëz, duke deklaruar se nuk mund të mohohet nevoja që kanë banorët për një shkollë të ciklit parauniversitar, ashtu siç nuk mund të mohohet edhe interesi i lartë publik që vepra mbart në vetvete.

Përmes një deklaratë për shtyp, Senati i UBT-së theksoi se nuk është kundër ndërtimit të shkollës, por kjo duhet të shoqërohet me shtim të transparencës.

Sipas tij, nevoja për shkollë e komunitetit është shumë e madhe dhe si e tillë, UBT-ja nuk mund të bëhet pengesë.

“Ashtu siç kemi theksuar në deklaratën e parë  me 3 prill , dëshirojmë të sjellim në vëmendje se UBT nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kundër në ndërtimin e çdo shkolle. Ne jemi të bindur se ndërtimi i shkollës është domosdoshmëri për komunitetin. Ne mbështesim takimet dhe konsultimet intensive ndërmjet titullarëve të UBT-së, bashkisë Tiranë, edhe ministrisë, të cilët qartësuan pjesët juridike. Sikundër deri më sot, UBT-ja do të jetë krah nevojave të arsimit duke kërkuar transparencë dhe komunikim”,  thuhet mes tjerash në deklaratë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat