fbpx

Veliaj ka një ‘kusht’ për të gjithë çunat dhe gocat: Nëse doni të vini në PS, duhet…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim ditën e sotme në zonën e Freskut në Tiranë, ku ka bërë me dije ndërtimin e një shkolle, ku do të studiojnë nxënës të 9-vjeçares dhe shkollës së mesme.

Jo vetëm kaq, por Veliaj ngriti një pyetje për të rinjtë që janë pjesë e PD, duke i hapur derën e PS me kushtin e vetëm: Nëse nuk vënë gjoba për të ecur përpara.

“Pyetja për gocat e çunat e djathtë që mund të thonë jam këtu prej gjyshit, gjyshes është: Vini ju gjoba çdo ditë? Thonë, çfarë gjobash, unë mezi punoj sepse njohin të rinj të tjerë që dalin e thonë nuk më pëlqen kjo kulla, nuk duhen kullat në Tiranë, nuk duhet të vijnë këta nga Fieri, Berati, Vlora e Tropoja se jemi ne. kush je ti? Ti vetë sapo ke ardhur, pse bëhesh racist. Pra ke ardhur vetë, je bërë i suksesshëm dhe do të mbyllësh derën për të tjerët që vijnë. Si ka mundësi që nuk i shani më kullat sapo zbuloni që keni metra katror në ato kulla. Sapo zbulohet se partia merr donacion nga këto kulla dhe nëse cunat e gocat e djathtë nuk vënë gjoba për të ecur përpara, atëherë duhet të vijnë me ne. te ata njerëz që punojnë pa gjoba”, tha Veliaj.