Britania, Franca dhe Gjermania kanë paralajmëruar Iranin për shkeljet e mëtejshme të marrëveshjes bërthamore ndërkombëtare të nënshkruar në vitin 2015, ka mësuar BBC.
Në Nju Jork të enjten, tre nga nënshkruesit e marrëveshjes thanë që ata do të përdornin një mekanizëm të veçantë të mosmarrëveshjes nëse do të ketë shkelje të mëtejshme.
Irani filloi të shkelë angazhimet e tij në bazë të marrëveshjes pasi SHBA e braktisi atë dhe vendosi sanksione vitin e kaluar.
Monitoruesi bërthamor i Kombeve të Bashkuara ka thënë që Irani po përdor teknologji të ndaluar të pasurimit të uraniumit.
Paralajmërimi u dha në një takim me ministrat iranianë në Asamblenë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, raporton BBC.
Nëse nxitet mekanizmi i mosmarrëveshjeve, e gjithë marrëveshja bërthamore mund të shembet dhe Kombet e Bashkuara mund të rivendosin sanksione ndaj Iranit, të cilat do të zbatoheshin nga të gjitha shtetet anëtare, thotë BBC./real-news.tv/

