Vendet më të shtrenjta në Europë për të drekuar

Dy personave që drekojnë në një restorant mesatar në Shqipëri fatura nuk do t’i kalojë shumën prej 2,500 lekësh.

Krahasuar me një restorant  të të njëjtit nivel në Zvicër, fatura në Shqipëri vjen rreth katër herë më e ulët,por në krahasim me vendet e rajonit Shqipëria listohet ndër vendet e shtrenjta, së bashku me Malin e Zi.

Vendi më i shtrenjtë i Europës për të drekuar në një restorant mesatar është Zvicra. Dy persona të cilët do të porosisin një vakt me tre pjata kryesore do të paguajnë mesatarisht 10,887 lekë. Po kaq e shtrenjtë rezulton të jetë edhe Islanda, ku mesatarisht për të njëjtin standard kushton rreth 10.447 lekë, duke u ndjekur nga Norvegjia me një kosto prej 9.966 lekësh.

Danimarka renditet e katërta në Europë, ku në një restorant mesatar, dy persona do të paguajnë për një vakt me tre pjata 8.100 lekë, ndërsa në Holandë (e pesta në listë), fatura do të shkojë mesatarisht 7.300 lekë, po aq sa në Finlandë dhe në Belgjikë. /real-news.tv/