Vendimi për Dritan Dajtin/Reagon ashpër BE

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për uljen e dënimit ndaj Dritan Dajtit.

Në një postim në tëitter, Soreca thotë se ky vendim ndaj të pandehurit Dajti të akuzuar për vrasjen e katër policëve kërkon vlerësimin urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve bën thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm”, shkruan Soreca.

Ambasadori  Soreca thotë se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit. Për rastin reaguan sot me tone të ashpra edhe dy ministra të qeverisë  shqiptare, përkatësisht ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni./real-news.tv/