Busti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut është vendosur ditën e sotme në Bashkinë e Portocannone në Itali, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises.
Momenti i vendosjes së bustit është shoqëruar me një ceremoni të veçantë, të cilën e kanë shoqëruar edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.
Kryetari i Kuvendit dhe ai grupit Parlamentar të PS, ndodhen për një vizitë dy ditore zyrtare në Itali, me ftesë të Presidentit të Dhomës së Deputeteve Fico dhe Presidentes së Senatit Casellati. /real-news.tv/

