33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Dorëzohet ish-polici vlonjat, i akuzuar për trafik droge

spot_img

Është vetëdorëzuar në polici Renaldo Avdulaj i shpallur në kërkim policor nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si i implikuar në trafikun e drogës me grupin kriminal të Taulant Haxhiraj.

Sipas prokurorisë Avdulaj ish oficer i policie në Vlorë  ishte pjesë e grupit kriminal që u godit në 2016, ndërsa u arrestua Taulant Haxhiraj, nga Vlora, dhe u kapën 7 mijë rrënjë kanabis.

Avdulaj rezulton si një ndër 40 personat e përfshirë në këtë trafik droge.

Dosja “Treblova” ka lidhje me një operacion antidrogë në vitin 2016 gjatë të cilit u asgjësuan 18 parcela me kanabis në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblovë, një aksion ky që asokohe hapi debat për sasinë e sekuestruar.

Në këtë dosje janë të pandehur dhe tre të akuzuar të tjerë mes tyre edhe për efektivin e Policisë, Renaldo Avdylaj, për të cilin gjykata në hetimet paraprake ktheu hetimet prokurorisë pasi kërkoi që të sqarohej pozita e tyre.

Ndaj Avdylit dhe dy të tjerëve po vijojnë hetimet nga Krimet e Rënda pasi ata shikohen si bashkëpunëtorë në grup.

Lidhja me Habilajt

Prokuroria dyshon gjithashtu se grupi “Treblova” ka lidhje me Habilajt, për të cilët dosja u veçua dhe vijon të hetohet.

Në prill 2018 Gjykata e dha dënimin me 9 vite burg për Taulant Haxhiraj dhe 8 vite burg Shkëlqim Kociaj si dhe 8 vite Marjus Bajramin dhe 4 vite për Xhivalin Bacon.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat