fbpx

Vetëm me një skaner, situata alarmante në qarkun e Elbasanit, shtohen rastet me Covid

spitali-rajonal-elbasan.jpg

 

Në spitalin e Elbasanit ka vetëm një skaner që duhet të përmbushë nevojat e më tepër se 400 mijë banorëve të kësaj zone, ku tashmë, përveç të sëmurëve me diagnoza të tjera duhet të marrin shërbim edhe të sëmurët me koronavirus.
Në këtë spital duhet të trajtohen gjithashtu edhe të sëmurët që vijnë nga Peqini, Librazhdi dhe Gramshi, pasi spitalet e këtyre qyteteve nuk kanë skaner. Fakti që në zonën e Elbasanit ka vetëm një skaner ka bërë që në spitalin e këtij qyteti të krijohen radhë pritjeje të pacientëve që kanë nevojë për diagnostifikim..“Rastet që janë të konfirmuara me tampon, ndiqen nga mjeku i familjes në shtëpi, vetëm nëse gjendja rëndohet telefonohet 127. Në urgjencë bëhet triazhimi ku janë infermierët e përcaktuar posaçërisht për tu marrë me këta pacientë. Po të kishim skaner do e lehtësonim punën, shumë pacientë me covid pas disa ditësh paraqesin komplikacione në mushkëri dhe është e nevojshme ekzaminimi me skaner….”, është shprehur mjeku. Erald Gripshi, mjek i urgjencës së spitalit Peqin thotë se të gjithë pacientët me Covid i dërgojnë në Elbasan.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303