“Vetëvendosje” regjistrohet zyrtarisht në Tiranë

Lëvizja Vetëvendosje është regjistruar si qendër në Gjykatën e Tiranës.

Javën e kaluar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka marrë vendimin për ta miratuar regjistrimin e Qendrës “Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri” me statusin e organizatës jo fitimprurëse (OJF).

Drejtori  ekzekutiv i “Lëvizja Vetëvendosje” në Shqipëri, Bojken Abazi shkruan se kjo OJF do të angazhohet për aspiratën shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar.

“Përmes kësaj forme të organizimit synojmë të bashkëpunojmë me sa më shumë aktorë të shoqërisë civile, akademikë, qytetarë aktivë dhe ekspertë të fushave të ndryshme anembanë Republikës, të gjithë trojeve si dhe në mërgatë. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri do të organizojë inaugurimin në Tiranë për të shënuar fillimin e këtij organizmi të ri, në mes të muajit maj. Njoftimi e ftesa për inaugurimin do të bëhet publike në ditët në vijim”, shkruan Abazi./real-news.tv