Një tjetër pacient u hodh nga “Shefqet Ndroqi” mëngjesin e sotëm. Mirëpo, një prej të njohurve të viktimës ka dhënë disa detaje së fundmi.
Viktima është identifikuar si L.S nga Rrësheni, i cili kishte 10 ditë i shtruar në terapi intensive.
I njohuri i 60-vjeçarit tha se viktima jetonte i vetëm, pasi ishte ndarë nga gruaja e tij.
“E kam njohur rreth viteve 97-98, ka qenë një periudhë kohe oficer Policie, ka qenë një burrë me sjellje shumë korrekte, shumë normale. Nuk e di se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj ngjarje, po di që pasi është larguar nga puna, dhe më pas është divorcuar me bashkëshorten. Këto kohët e fundit ka jetuar vetëm, pasi bashkëshortja dhe fëmijët kanë ikur në Greqi”, shprehet i njohuri i viktimës.

