VIDEO/ Alvin Berisha mbërrin në Itali, 11-vjeçari bashkohet me babain dhe motrat

Alvin Berisha është kthyer në Itali. 11-vjeçari shqiptar që u largua në dhjetor të vitit 2014 nga nëna që donte t’i bashkohej ISIS.

I vogli, nëna e të cilit ka humbur jetën në një shpërthim, kishte përfunduar në kampin e refugjatëve të Al Hol në verilindje të Sirisë, ku është gjetur fillimisht nga emisioni “Le Iene”.

Alvin është transferuar me një fluturim të Alitalias (AZ 827) që ka mbërritur pak pas orës 7:00 në aeroportin e Romës, Fiumicino nga Bejruti.

Alvin u nxorr dy net më parë nga kampi, ndërsa gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Damask dhe më pas është nisur drejt Libisë.