VIDEO/ Arrestohet gjysmë lakuriq 53-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme Skënder Bakun, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e një personi. Në shtator të vitit 2013, Baku vrau Lulëzim Sherën, pasi ka dalë nga burgu ku vuajti 20 vite.

53 vjeçari, banues në Luz të Fushë Krujës, akuzohet se ekzekutoi Sherën për të marrë hakun e të vëllait të tij, Arjan Baku.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda,Tiranë, më datë 28.09.2015, e ka dënuar me 35 vjet burg, për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim “dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.