Video / Artikulimi ‘për t’u patur zili’ në Kuvend, ja si justifikohet pasardhësja e Bashës…

Pak orë pasi bëri xhiron e rrjetit, për shkak të fjalimit të saj në Kuvend, me probleme të tmerrshme në lexim, deputetja Majlinda Halilaj ka bërë një postim në rrjetet sociale, të cilin e ka fshirë pak minuta më vonë.

Halilaj e justifikuar këtë performancë skandaloze, me një problem që ka me syrin. Por, deputetja edhe tekstin e reagimit e ka shkruar me gabime të tmerrshme gramatikore, dhe brenda minutash dikush e ka udhëzuar me siguri që ta fshijë.

Ja statusi i saj:

“Gabimet janë për njerëzit çdo kush gabon nuk është perfekt …por çdo gabim ka një arsyje…nuk gjykohet njëri nga gabimet por nga mendimet që ka…sot për arsyje shëndetsore të problemit me syrin nuk isha e qartë për publikun”

Duhet theksuar se Majlinda Halilaj ka marrë mandatin e Lulzim Bashës në Kuvend, çka tregon edhe njëherë tjetër se listat shumëemërore të partive duhet të ndryshojnë ugjentisht, për të shmangur situata që nuk i shërbejnë aspak imazhit të vendit.

Shumë prej qytetarëve shpreheshin të irrituar me faktin se kjo deputete paguhej me taksat e tyre, dhe jo pak por me rroga milionëshe.